SIQANI është e specializuar në projektimin dhe prodhimin e ambulancave moderne, duke ofruar zgjidhje të avancuara për institucionet shëndetësore, shërbimet e emergjencës, organizatat humanitare dhe sektorin e mbrojtjes.
Çdo automjet ndërtohet sipas standardeve ndërkombëtare, me fokus në sigurinë, funksionalitetin, besueshmërinë dhe komoditetin e stafit mjekësor dhe pacientëve.
Dizajn bashkëkohor dhe cilësi e lartë
Duke përdorur teknologji moderne dhe materiale të cilësisë së lartë, SIQANI zhvillon automjete që garantojnë performancë maksimale edhe në kushtet më sfiduese. Çdo ambulancë mund të personalizohet sipas kërkesave specifike të klientit, duke përfshirë konfigurimin e brendshëm, pajisjet mjekësore, sistemet elektrike, ndriçimin, ventilimin dhe të gjitha elementet e nevojshme për një operim efikas dhe të sigurt.
Teknologji Moderne për Reagim Efektiv
Falë përvojës në prodhimin e automjeteve speciale, SIQANI ofron zgjidhje të përshtatura për çdo mision – nga transporti i pacientëve dhe ndërhyrjet e shpejta emergjente deri te operacionet ushtarake, transporti neonatal dhe misionet në zona me terren të vështirë.
Zgjidhje të Personalizuara për Çdo Mision
Çdo projekt realizohet me përkushtim për cilësi, inovacion dhe respektim të standardeve më të larta të industrisë.
Sipas kërkesës
SIQANI përfshin Ambulanca Emergjente, Ambulanca Neonatale, SUV 4×4 Ambulanca, Box Ambulanca, Ambulanca Ushtarake, Moto Ambulanca, Ambulanca të Blinduara, Minivan Ambulanca dhe Ambulanca me Presion Negativ, të gjitha të projektuara për të ofruar siguri, efikasitet dhe besueshmëri në çdo mision.
Për info shtesë ose ndonjë takim pune na kontaktoni:
Adresa: Magjistralja Prishtinë-Ferizaj km 8 Graçanicë 10500
+383 (45) 46 47 48
info@siqani.com





